Aktualitet

Emrat/ KLP emëron dy prokurorë të rinj në SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 23/07/21 |
Opi Nion

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur këtë të enjte emërimin e dy prokurorëve të rinj në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Mësohet se do të jenë pjesë e SPAK Adnan Xholi dhe Dorina Bejko.

Dy prokurorët kanë kryer sot intervistën para KLP dhe në përfundim ata kanë arritur që të marrin përkatësisht 183 pikë dhe 180 pikë.

Sipas KLP të dy prokurorët emërohen për në SPAK dhe pas betimit tek Presidenti ata do të vijojnë punës si pjesë e kësaj strukture.

Deri tani ishin pjesë e kësaj strukture të rëndësishme të drejtësisë 15 prokurorë, ndërsa tashmë SPAK do të ketë 17./Opinion.al

Pas