Skandali me Bashkinë e Durrësit, e cila i kërkoi gjykatës që të lirojë kreun e Bandës së Durrësit, Lul Berisha nuk mbaron me kaq.
Ashtu sikurse Bashkia Durrës dilte garant për punësimin e Lul Berishës pranë saj, këtë e ka bërë edhe me të paktën 30 të dënuar të tjerë.
Kështu, “Panorama” ka siguruar një listë të 30 të dënuarve, për të cilët Bashkia e Durrësit ka dalë garant se do t’i punësojë pas lirimit nga burgu.
Vangjush Dako është vënë në qendër të vëmendjes dhe akuzave nga opozita dhe më gjerë për përfshirjen e tij në lirimin e Lul Berishës, i akuzuar për të paktën 5 vrasje.
Kjo u zbulua ditën e djeshme nga një investigim i “BIRN” dhe VOA-s.