Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me thikë të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, rrugën “4 Dëshmorët”, pranë shkollës “Partizani”.
Sipas informacioneve, autori i ngjarjes është një 47-vjeçar i identifikuar si Eljot Xhafa, person i cili rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.
Xhafa dhe 58-vjeçari Agron Doci që u plagos prej tij, kanë qenë në një lokal ku së bashku kanë qenë duke konsumuar alkool.
Por për arsye ende të paqarta ata janë konfliktuar dhe Eljot Xhafa e ka qëlluar me thikë 58-vjeçarin gjatë sherrit.
I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.