Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/ Grup kriminal në Belgjikë, sekuestrohet pasuria e dy vëllezërve

2020/05/11 at 11:51 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

Policia ka sekuestruar një pasuri prej 3.7 milionë eurosh, që iu përket dy vëllezërve me veprimtari të theksuar kriminale.


Autoritetet njoftojnë se kanë sekuestruar 4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë; 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë; 4 automjete BMË X5 dhe llogari bankare në euro, USD dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë.

Sipas informacioneve, dy vëllezërit që iu është sekuestruar pasuria janë identifikuar si Shkëlzen dhe Edmond Hoxha. Të dy vëllezërit rezultojnë se janë arrestuar në Belgjikë si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Investimi”, për identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Vendosen sekuestro preventive ndaj pasurive të dy vëllezërve, të dy me rekorde të theksuara kriminale, pasuri që kapin vlerën e tregut rreth 3.700.000 euro.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Investimi”, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, pas provave të grumbulluara gjatë një hetimi njëvjeçar, u bë ekzekutimi i vendimit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:

Sh. H. 43 vjeç dhe E. H., 42 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër).

Shtetasi Sh. H. ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit Sh. H e E. H. dhe 4 shtetas të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.

Shtetasi E. H. ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Në këtë dosje shtetasi E. H. ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal në vitin 2019, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Pas një pune të mirorganizuar të strukturave të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë të udhëhequra dhe të koordinuara me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan-operacionit “Investimi” u bë e mundur që të sekuestrohen asete dhe llogari bankare në shumën 3.700.000 euro, konkretisht:

4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë;

1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë;

4 automjete BMË X5 dhe llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë;

Në funksion të planit operacional “Investimi”, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për të identifikuar/zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Para
Çfarë paralajmëroi Kurti pas mbledhjes së presidentit Thaçi me partitë

Koronavirusi/ Vetizolohet, Albin Kurti: Po pres rezultatin e testit

Iranianët godasin me predhë anijen e tyre, humbin jetën 19 marinarë

Iranianët godasin me predhë anijen e tyre, humbin jetën 19 marinarë

Rama publikon hartën, ja zonat e gjelbërta me rregullat e reja të lëvizjes

Një tjetër aktivitet përfiton nga masat lehtësuese
















TE FUNDIT

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
21 Qershor, 2025

Dita e katërt e rinumërimit të votave të Tiranës u mbyll me rivlerësimin e 436 qendrave të votimit dhe ndryshe...

Lexo më shumë

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
21 Qershor, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Preshevë, ku u prit nga...

Lexo më shumë

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
21 Qershor, 2025

E kthyer tashmë në traditë, mbahet në New York parada e shqiptarëve, një nga ngjarjet më kulmore në komunitetin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com