Kronikë

Emrat/ Grabitja e postës në Krujë, policia arreston 6 persona


               Publikuar në : 12:22 - 07/11/19 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grabitjen e kasafortës në postën e Krujës. Mësohet se policia ka arrestuar gjashtë persona të cilët dyshon si autorët e grabitjes së 110 milion lekë.

Të arrestuar janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë policia, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dhe makinat e tyre, ka sekuestruar një pjesë të lekëve, gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjete, armë si dhe mjete me të cilat hapnin kasafortat.

Arrestimi i tyre erdhi pas verifikimeve të gjurmëve të gishtave si dhe nga dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët.

Po ashtu, Dyshohet se i njëjti grup ka kryer dhe grabitjet bankomateve në këtë zonë dhe ne autostradën Tiranë-Durrës. / Opinion.al

Pas