Kryesore

Emrat- Foto/ Kush janë 2 të “zgjedhurit” e radhës nga OFL


               Publikuar në : 11:10 - 14/02/20 |
el ida

Operacioni Forca e Ligjit edhe këtë të premte ka “goditur” në Elbasan. Ajo i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Angli për trafik droge, Emiljan Shega dhe Klaus Matishi (Kledian Çopja)

– Klaus Matishi (Kledian Çopja) me banim në Elbasan i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike

-Emilian Petrit Shega me banim në Elbasan i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike

Ata do të duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tyre.  “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha zëdhënësja e OFL-së në një deklaratë për mediat nga Policia e Shtetit.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020/ Opinion.al

Pas