Kronikë

Emrat/Dy shqiptarë gjenden të plagosur në mes të rrugës në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:38 - 12/05/22 |
Opi Nion

Dy burra janë gjetur të plagosur dhe të shtrirë në anë të rrugës në Pescara të Italisë në zonën e Villa Raspa di Spoltore.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjala për dy shtetas shqiptarë të cilët janë goditur me thikë, dy të plagosurit janë identifikuar Leon Cako, 39 vjeç dhe Elvis Balani, 41 vjeç, ky i fundit në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ata u gjetën mbrëmjen e djeshme nga drejtuesi i një makine rasti, i cili kërkoi menjëherë ndihmë. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, por ende mbetet mister fakti se si u plagosën dy shqipëtarët.

Mediat italiane shkruajnë se 41-vjeçari Balani u dërgua në spital me një plagë të thellë në bark, ndërsa 39-vjeçari ka vetëm një plagë në këmbë.

Pritet që pas stabilizimit të gjendjes së tyre shëndetësore policia t’i marrë në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen .

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe është e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë. Kjo pritet të përcaktohet nga hetimet e autoriteteve italiane në vijim./Opinion.al

Pas