Dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit u pezulluan nga detyra me vendim të Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore.
Mësohet se dy nënkomisarët e pezulluar Ulian Shpataraku dhe Sovjona Kapllanaj, kanë shpërdoruar detyrën pas shoqërimit në komisariat të shtetasit Endri Filjas, i cili ka qenë i shpallur në kërkim nga policia.
Dy punonjësit e policisë pasi e kanë shoqëruar Endri Filja i kanë marrë dëshminë, por nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar.
Oficerët nuk e kishin regjistruar shtetasin Endri Filja as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve.