OFL është ndalur sot në Berat, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve të dënuar më parë.
Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:
Blerim Vrapi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;
Reshep Spata, banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Lorenc Hoxha (K.), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al