Kronikë

EMRAT/ Dalin detajet si i mori rrjedha e lumit dy gratë në Tepelenë


               Publikuar në : 14:58 - 10/08/19 |
Al Do

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në lumin Vjosë në Dragot të Tepelenës ku një grua humbi jetën dhe një tjetër u plagos.

Viktima është identifikuar si Eli Beqiri, 50 vjeç, ndërsa shoqja e saj e cila përfundoi në spital është Selime Shehu.

Dy gratë e së njëjtës moshë dilnin çdo ditë në atë zonë për të mbledhur bimë mjekësore të cilat i shisnin për të siguruar të ardhura. Ato kanë tentuar të kalojnë lumin duke ndihmuar njëra tjetrën por rrjedha e lumit ka qenë e fortë duke i marrë me vete të dyja gratë.

Ngjarja ka ndodhur pothuajse në të njëjtin vend ku u mbyt pak muaj më parë një djalë 17 vjeçar nga Këlcyra. /Opinion.al

Pas