Kronikë

Emrat/ Atentati në Shkodër, kush janë personat e përfshirë në konflikt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 21/02/21 |
Opi Nion

Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër, ku u qëllua mer armë zjarri në drejtim të Taulant Pepajt.

Sipas informacioneve, tre personat e shpallur në kërkim janë Sehar Xhenje, Esmeraldo Hato dhe vëllai i tij, i cili nuk është identifikuar ende. Këta persona janë konfliktuar me Pepajn në burg.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona, të dyshuar si atentatorët kryesorë të sulmit me armë zjarri ndaj Taulant Pepajt.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar”. Ata kanë braktisur makinën e tyre tip “Audi” në një rrugicë në fshatin Grudë të njësisë Rrethina.

Po sipas policisë vëllezërit kanë qëlluar me dy lloje pistoletash. Raportohet se policia po vijon punën për kapjen e autorëve.

Pepaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2017 është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Esmeraldo Hato është i akuzuar për ngjarjen e ish-bllokut të ndodhur 4 tetor 2018. Ai njihet dhe me ermin Eljo Hato, ndërsa nga prokuroria e Tiranës akuzohet për krijim kushtesh për të kryer vrasje. Hato ka qenë i dënuar edhe për një ngjarje në Shkodër në vitin 2014.

Pas