Kronikë

Emrat/ Arsenal armësh, arrestohen 2 persona në Mallakastër dhe Divjakë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 17/10/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Mallakastër dhe Divjakë, pasi akuzohen armëmbajtje pa leje. Autoritetet njoftojnë se në Mallakastër është arrestuar 63-vjeçari Dashamir Kullorja.Arrestimi i tij u bë pas marrjes së informacioneve se në lagjen “5 Shkurti” ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se 63-vjeçari qarkullonte me armë zjarri në lagje dhe qëllonte me armë zjarri duke shkaktuar panik e frikë te banorët. Kur ka parë shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të hedhë armën dhe të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov.

Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1245 fishekë, tre krëhra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

Po ashtu, është bërë arrestimi i 25-vjeçarit Jurgen Rroshi në në fshatin Tërbuf të Divjakës. Pas marrjes së informacioneve, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, ku janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Opinion.al

Pas