Kronikë

Emrat/Akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pezullohen 4 policë në Vlorë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:16 - 25/07/22 |
Opi Nion

Drejtoria Rajonale e Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Vlorë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masat e sigurimit ndaj 5 punonjësve të policisë në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj;

  1. Inspektor Renols Mataj,me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
  2. Inspektor Armir Xhafaj, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
  3. Inspektor Endri Kasaj, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.
  4. Inspektor Taulant Kasa, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish punonjësit të policisë;

  1. Medin Çanaj, ish punonjës policie në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Nga hetimi i kryer në kuadër të këtij procedimi penal është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas, në disa raste të ndryshme kanë marrë shuma parash për të mos evidentuar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga qytetarët, duke mos u vënë masë administrative, me qëllim përfitimin e shumave të parave, si edhe kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cënimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Pas