Ismail Sula, Lulëzim Sula dhe Dashamir Dema janë 3 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë natës së kaluar në Kodër-Kashar.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, u bë me dije se Zija Murati, drejtuesi i mjetit, humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe si pasojë humbën jetën dy vëllezërit Ismail Sula, Lulëzim Sula si dhe Dashamir Dema kushëriri i tyre.
Ndërkohë, bëhet me dije se Zija Stefanescu (Murati), drejtuesi i mjetit është arrestuar. /Opinion.al