Dy vëllezër janë vënë në pranga në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer 38 vjedhje të ndodhura përgjatë vitit 2018-2021.
Mësohet se ata janë Artur Hyka 49 vjeç, dhe Fatmir Hyka, 45 vjeç, banues në lagjen ‘Jani Vruho’ në Berat, të cilët u kapën në flagrancë nga policia teksa po tentonin të grabisnin një banesë.
Në një njoftim për mediat policia bën me dije se nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.