Janë identifikuar dy personat që mbetën të vrarë nga atentati i mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Sipas policisë, viktimat janë Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në morgun e qytetit.
Viktimat udhëtonin me një automjet tip Benz kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje.
Si pasojë e plumbave, mjeti i tyre humbi kontrollin duke dalë nga rruga.