Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRAT/ 17 juristët që aplikojnë për gjyqtar në Strasburg, mes tyre i refuzuari Sokol Berberi

2018/04/20 at 2:54 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja gjyqtari që pranoi të largohej vetëm të mos votonte kundër Vetting-ut

Sokol Berberi nuk ka hequr dorë. Ai e ka sërish emrin në listën e kandidatëve të qeverisë për pozicionin e gjyqtarit në Strasburg. Kujtojmë se ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi është refuzuar tre herë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Lista me 17 emrat e juristëve që janë në garë për këtë post është publikuar në faqen e kryeministrisë ku ndër të tjera thuhet se ata do ti nënshtrohen vetingut. Vetëm 3 emra do zgjedhë Qeveria nga lista me 17 kandidatë. Mandej mes 3 emrave, Asambleja zgjedh 1 gjyqtar për në GJEDNJ.

Kujtojmë se Këshilli i Europës i ka kërkuar prej dy vitesh qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ. Të gjithë emrat e dërguar më heret nga qeveria shqiptare janë rrëzuar, mes tyre Sokol Berberi, Ina Rama, Aurela Anastasi, etj.

Më poshtë njoftimi i plotë i Kryeministrisë mbi kandidatët e rinj

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Altina Xhoxhaj
Arben Braçe
Asllan Karaj
Darian Pavli
Darjel Sina
Elira Kokona
Genci Bilali
Jonela Kita
Marjana Semini
Oriona Muçollari
Përparim Kalo
Rezarta Tahiraj
Sinan Tafaj
Sokol Berberi
Sokol Hasani
Sonila Bejtja
Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim: Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:
Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;
Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;
Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

/Opinion.al

Etiketa: gjyqtarSokol BerberiStrasburg

Ju sugjerojmë

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Para
opinion lajm i fundit

Apeli i Shkodrës liron 7 nga 11 protestuesit e Kukësit

Amerikanët hedhin në plehra 150 000 ton ushqime në ditë

Amerikanët hedhin në plehra 150 000 ton ushqime në ditë

Mesazhi i ndjerë që Miriam Cani ka për Albanin në ditën e tij të lindjes

Mesazhi i ndjerë që Miriam Cani ka për Albanin në ditën e tij të lindjes

TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com