Sot në orën 18:00 Shqipëria luan në transfertë ndeshjen ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë tanë janë shumë pranë kualifikimit për në Euro 2024, ku edhe 1 pikë do të na çonte një Berlin.
Përpara se sfida të startojë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në Facebook e tij pamje nga dhoma e zhveshjes, aty ku duken qartë të varura fanellat e lojtarëve tanë, të cilët priten të luajnë me bluzat ngjyrë të zezë, dhe ka shkruar “Forca”, bashka ngjitur me një figurë të shqiponjës.