Emisioni investigativ “STOP” në TV Klan ka paralajmëruar se në mbrëmje do transmetojë një përgjim audio të një ministri të qeverisë.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se ministri është përgjuar duke folur për emërime dhe shkarkime në administratë, të cilat janë në thelb emërime politike.
Gazeta “Koha Jonë”, ka kontaktuar me ministrin e Drejtësisë, Mbrojtjes, Transporteve dhe Financave në përpjekje për të gjetur emrin e ministrit të përfshirë në përgjim.
Burime të Opinion.al, tregojnë se asnjë nga këta ministra nuk është pjesë e përgjimit të emisionit investigativ “STOP”.
Për më tepër, ashtu siç edhe është lajmëruar nga redaksia e emisionit “STOP”, gjithçka do transmetohet mbrëmjen e sotme.