Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar ditën e sotme në “Opinion” foton e personit që sipas tij dyshohet se ka rrahur biznesmenin libanez, Fadi Mitrin.
Fevziu tha se Policia nuk e ka arrestuar ende dhe se kërkimet i kishte bërë një qytetar privatisht duke i dërguar atij edhe informacionet e nevojshme.
Mirëpo, vetë personi në fjalë, ka reaguar duke i dërguar sms gazetarit duke thënë se ai nuk kishte lidhje me rastin në fjalë dhe se nuk e njihte biznesmenin Fadi Mitri.