Që nga largimi i Paul Pogbas, Juventusi akoma nuk ka vendosur se kujt t’ia ndajë fanellën me numrin 10.
Derisa klubi të vendosë për lojtarin e radhës që do ta bartë këtë numër, përkohësisht atë e ka “okupuar” bukuroshja amerikane, Emily Ratajkowski.
Modelja ishte e pranishme në ceremoninë e shpalosjes së logos së re të kampionit italian dhe natyrisht që e ka marrë edhe një fanellë.
Këto ditë ajo ka pozuar me fanellën me numrin 10, mbi të cilën është shkruar emri i saj.
Ndryshe, është spekuluar se numri legjendar mund t’i ofrohet sulmuesit Paulo Dybala.