Kronikë

Emiljano Shullazi kallëzon në SPAK Arta Markun dhe Donika Prelën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 14/10/20 |
Opi Nion

Emiljano Shullazi dhe Glimando Dani kanë kallëzuar në SPAK, ish-Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku dhe ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën. Kallëzimi ndaj tyre është bërë me akuzën për shpërdorim detyre.

Në kallëzim shkruhet se Donika Prela dhe Arta Marku nuk kishin kompetencat për të iniciuar vendosjen e Emiliano Shullazit dhe Glimando Danit në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurisë së lartë pranë Institucionit  të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “ Jordan Misja”, Tiranë.

“Me Urdhrat respektivë Nr. 253 dhe 255, datë 28.07.2020, të Ministrit të Drejtësisë, jemi vendosur në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurisë së lartë pranë Institucionit  të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “ Jordan Misja”, Tiranë. Urdhrat e Ministrit të Drejtësisë, janë ankimuar në Gjykatën e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si të kundraligjshëm dhe abuzive. Sipas ligjit të kohës kur kanë dalë Urdhrat e Ministrit të Drejtësisë, por edhe sipas ligjit të ri, ky i fundit vepron mbi kërkesën e arsyetuar e cila duhet t’i paraqitet Ministrit nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është krijuar në datën 19 dhjetor 2019, kur tetë prokurorë të emëruar në SPAK janë betuar para Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në rastin e të dy Urdhrave të Ministrit të Drejtësisë, kërkesa dhe inicimi i procedurës është bërë nga Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e kallëzuara Donika Prela, e cila nuk e kishte kompetencën për të iniciuar një procedurë të tillë.
E kallëzuara Arta Marku, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës nga ana e saj, në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka nxjerrë Udhëzimin Nr.02, datë 24.05.2019 “ Për zbatimin e ligjit lidhur me Regjimin e Posaçëm në Burgun e Sigurisë së Lartë”, shkruhet në kallëzim.

Kujtojmë se aktualisht Arta Marku është prokurore në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ndërsa Donika Prela u shkarkua pasi nuk kaloi shkallën e dytë të procesit të vetting-ut. /Opinion.al

Pas