Shpresa Kamberi, banuese në Drenovë, tregon në emisionin “STOP” rastin e saj problematik me pagesën e faturave të OSHEE-së.
Për shkak të emigrancionit në Greqi, Shpresa i lë detyrë kunatës t’i paguajë energjinë, por kjo e fundit e bën pagesën në emër të ish – pronarit të banesës, Gjergji Mihallarit. Zonja Kamberi thotë se ka dy vjet që pret një zgjidhje nga ana e OSHEE-së.
Pas interesimit të gazetares së emisionit “STOP” në zyrat qendrore të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Shpresa Kamberit iu bë një “saldo kreditore”, që do të thotë se faturat e paguara do t’i zbriten nga konsumi në vijim.