Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrantit i marrin kursimet e jetës në aeroport pa arsye, ish-polici shqiptar padit autoritetet amerikane

2018/06/01 at 2:46 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Emigrantit i marrin kursimet e jetës në aeroport pa arsye, ish-polici shqiptar padit autoritetet amerikane

Autoritetet doganore në SHBA i sekuestruan të gjitha kursimet e jetës një emigranti shqiptar në një aeroport Tetorin e shkuar dhe që prej asaj kohe asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij. Ngjarja, e cila u bë publike pas një padie federale të bërë nga 64-vjeçari kundër agjencisë ligjzbatuese në Ohio këtë javë, është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane.


Rustem Kazazi, një oficer policie tashmë në pension jeton në Cleveland, sëbashku me familjen e tij. Ai po kthehej në Shqipëri për të bërë rregullime në shtëpinë këtu dhe kishte në plan për të blerë edhe një shtëpi për pushime, kur agjentët e doganës në aeroportin e Cleveland, në mënyrë të pashpjegueshme i sekuestruan atij 58 mijë dollarë kesh, që kishte me vete.

Kazazi deklaron se po udhëtonte me paratë kesh sepse dollari amerikan ka fuqi të madhe blerëse ndaj monedhës shqiptare dhe kjo e fundit që sipas tij, në vendin tonë është më pak e dëshiruar dhe paraqet probleme sigurie kur i tërheq në bankat shqiptare.

Autoritetet doganore ia sekuestruan paratë duke shfrytëzuar një proces të njohur si konfiskimi i aseteve civile, që i jep mundësinë shtetit që t’i marrë asetet një individi pa e akuzuar për ndonjë krim dhe që është kaq e përdorur në SHBA sa në 2017-n, qeveria federale grumbulloi plot 2 miliard dollarë.

“Në Amerikë ke të drejtë të udhëtosh me para kesh, edhe nëse po bën një fluturim ndërkombëtar”, shpjegon Wersley Hottot, avokati i cili përfaqëson Kazazin në padinë e ngritur ndaj autoriteteve amerikane.

Në një deklaratë për mediat, avokati tha më tej se “pavarësisht kësaj, rasti në fjalë tregon për një situatë ku autoritetet ligjzbatuese shohin dikë me para të ligjshme kesh dhe marrin me mend se duhet të kenë bërë medoemos diçka kriminale dhe për këtë arsye i marrin paratë. Është shqetësuese sa pak respekt tregojnë agjentët federalë ndaj të drejtave civile të shtetasve amerikanë”.

Sipas ligjit federal, autoritetet duhet të nisin një procedurë të konfiskimit civil brenda 90 ditëve pas njoftimit të bërë nga Kazazi për asetet e konfiskuara, për të provuar se këto të fundit vijnë nga një aktivitetet kriminal.

Por ky afat kaloi më 17 Prill dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë seancë dëgjimore. I vetmi kontakt që Kazazi ka pasur me agjentët ishte në formën e një njoftimi në të cilin thuhej se “të dhënat tregojnë se paratë ishin të përfshira në një operacion kontrabande/trafik droge/pastrim parash”, por pa cituar asnjë lloj prove që të tregojë këtë.

Në një deklaratë për Washington Post, një zëdhënës i autoriteteve doganore tha se “gjatë një kontrolli administrativ ndaj Kazazit dhe çantave të tij, agjentët zbuluan monedhë amerikane të paketuar dhe fshehura mirë. Kazazi bëri deklarata kontradiktore sa i përket parave dhe nuk kishte një burim të verifikueshëm të prejardhjes së tyre”.

Megjithatë këto pretendime janë hedhur poshtë nga avokati i shqiptarit, i cili tha se me deklarata të tilla, autoritetet po përpiqen që të justifikojnë të pajustifikueshmen.

Rustem Kazazi, një shtetas amerikan prej më shumë se një dekadë kishte me vete kursimet e të paktën 13 vjetëve dhe ëndrra e tij ishte që të ndihmonte familjen në Shqipëri. Që prej Tetorit ai as nuk është dënuar, e madje as nuk ka një akuzë ndaj tij për ndonjë krim, por nuk ka mundur të marrë asnjë qindarkë mbrapsht./tvklan.al

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: aeoroportemigrantiish-policimarrin kursimetpadit autoritetet


Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Para
Foto/ La qelinë e burgut, Mark Frroku shfaqet në formë në hotelin luksoz

Foto/ La qelinë e burgut, Mark Frroku shfaqet në formë në hotelin luksoz

Rama paralajmëron drejtorët: Mos fusni në punë njerëz me sms të deputetëve e ministrave

Policia survejon Bashën dhe familjen, reagon Edi Rama

Romë, grabiten 1. 5 milionë euro

Romë, grabiten 1. 5 milionë euro
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com