Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrantët në SHBA, Biden pritet të ndryshojë shumë nga politikat e Trump

2020/11/19 at 8:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Emigrantët në SHBA, Biden pritet të ndryshojë shumë nga politikat e Trump

Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të ndryshojë shumë nga politikat e rëndësishme të Presidentit Donald Trump për emigracionin, pasi ai të marrë detyrën vitin e ardhshëm.


Megjithëse gjetja e zgjidhjes për disa politika të imigracionit ka të ngjarë të marrë kohë, Biden është zotuar të ndryshojë kufizimet për punonjësit e përkohshëm, të lehtësojë kufizimet e vizave për studentët e huaj, të ndalojë ndërtimin e murit me Meksikën dhe të mbyllë qendrat private të ndalimit të imigrantëve.

Siç ka raportuar Zëri i Amerikës kohët e fundit, zoti Biden pritet t’i japë përparësi rikthimit të programit DACA – program i periudhës së Presidentit Obama që mbron nga deportimi emigrantët pa dokumente të sjellë në Shtetet e Bashkuara në moshë të mitur.

Po ashtu pritet edhe shfuqizimi i kufizimeve të udhëtimit nga 13 vende si dhe pezullimi 100 ditor i deportimeve ndërsa administrata e tij lëshon udhëzime të reja.

Punonjësit e përkohshëm dhe studentët e huaj

Kur flitet për punonjësit e përkohshëm dhe studentët e huaj, të cilët lejohen të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara në kushte të caktuara në bazë të vizave H-1B dhe F-1, ekspertët shprehin besimin se presidenti i ri do të anulojë disa nga kufizimet e zbatuara gjatë katër viteve të fundit.

Sarah Pierce, analiste pranë Institutit të Politikave të Migracionit, një organizatë jopartiake në Uashington që hulumton politikat e emigracionit, vuri në dukje se çështjet e emigracionit mund të mos jenë në krye të listës së Biden, ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë dëme ekonomike.

“Shumë çështje të imigracionit të ligjshëm mund të trajtohen më ngadalë për faktin se ka kaq shumë për të bërë. Mendoj se çështja e vizave H-1B do të shihet me pozitivitet dhe më e pakta do të ishte heqja e kufizimeve të vendosura nga admnistrata e Presidentit Trump.”

Me theksin për të mbrojtur punonjësit amerikanë, administrata e Presidentit Trump nënshkroi një udhër ekzekutiv për të kufizuar emigracionin e ligjshëm dhe lëshimin e vizave për punonjës të përkohshëm.

Në nëntor, Shtëpia e Bardhë lëshoi një urdhër tjetër që kufizonte vendet e punës për individët me vizën e tipit H-1B, duke shtrënguar përkufizimin e “profesionit të specializuar” në bazë të cilit kualifikohet marrja në punë e një punonjësi të huaj.

Ndërkohë, Departamenti i Punës publikoi një rregull që rrit me 30% pagat minimale që punëdhënësit amerikanë duhet t’u paguajnë punonjësve të huaj.

Faqja në internet e fushatës së zotit Biden nuk përmend në mënyrë specifike studentët e huaj, të cilët duhet të pajisen me vizën F-1. Por ata që studiojnë në Shtetet e Bashkuara shpresojnë për më pak kufizime gjatë administratës së zotit Biden.

Gjatë administratës së Presidentit Trump, vizat studentore ishin të kufizuara në numër dhe kohëzgjatje, duke krijuar pasiguri për disa studentë të huaj lidhur me mundësinë e tyre për të vazhduar studimet pa ndërprerje.

Muri kufitar

Pesë ditë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën. Deri në muajin tetor, administrata kishte përfunduar më shumë se 600 kilometra murë.

Biden pritet që t’i japë fund identifikimit të projektit si “Emergjencë Kombëtare” gjë që lejonte kanalizimin e fondeve të miratura nga Kongresi për Departamentin e Mbrojtjes që të përdoren për të ndërtuar pjesë të murit përgjatë kufirit jugor.

Ndërsa Biden është zotuar të ndalojë vazhdimin e ndërtimit të murit, disa punime mund të vazhdojnë në bazë të kontratave që tashmë janë nënshkruar. Nuk pritet shembja e mureve të ndërtuara.

Qendrat e paraburgimit dhe gjykatat e emigracionit

Në programin që synon të ndjekë Biden si president, theksohet se paraburgosja e emigrantëve duhet të jetë zgjidhja e fundit, jo praktikë normale, për ata që presin shqyrtimin e çështjeve në gjykatë.

“Ne do t’i japim fund qendrave private të paraburgimit dhe do të sigurohemi që çdo objekt ku po mbahen imigrantët, të ketë standarded më të larta të kujdesit dhe të garantojë sigurinë dhe dinjitetin e familjeve. Ndalimi i fëmijëve duhet të jetë sa më i shkurtër që mundet, ndërsa u ofrohet qasja në arsim dhe kujdesi i duhur,” thuhet në programin e fushatës së Biden, ndërsa shtohet se gjykatësit e emigracionit duhet të veprojnë jashtë ndikimit të papërshtatshëm politik.

Pierce tha se administrata e Trump i ka dhënë përparësi përshpejtimit të procedurave të gjykatës së emigracionit dhe shtimit të urdhrave për deportim.

“Disa nga vendimet e lëshuara nga ish Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions e vështirësuan punën e gjykatësve të imigracionit, duke u hequr atyre disa nga liritë për të vepruar dhe duke kufizuar aftësitë e tyre për menaxhimin e çështjeve gjyqësore,” tha zonja Pierce./ VOA



Ju sugjerojmë

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke
Aktualitet

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke

3 Korrik, 2025 11:57 am
Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar
Sport

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar

3 Korrik, 2025 11:56 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

3 Korrik, 2025 11:53 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 41-të

3 Korrik, 2025 11:47 am
Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Kronikë

Arrestimet te Bankers, Prokuroria: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, në kërkim 5 persona

3 Korrik, 2025 11:41 am
Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë
Sport

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë

3 Korrik, 2025 11:29 am
I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim
Kronikë

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim

3 Korrik, 2025 11:21 am
“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë
Aktualitet

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

3 Korrik, 2025 11:12 am
Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
Rajoni

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

3 Korrik, 2025 11:09 am
“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..
Aktualitet

“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..

3 Korrik, 2025 11:03 am
Para
“Buxheti 2021 për bonusin e bebeve”, Rama: 2 mld lekë për familjet e reja

“Buxheti 2021 për bonusin e bebeve”, Rama: 2 mld lekë për familjet e reja

COVID-19/ Disa ditë në terapi intensive, përmirësohet gjendja e Johnson

Koronavirusi, Britania shton investimet në ushtri

Tritol lokalit në Shkodër, djali i pronares plagosi 2 persona muaj më parë

Tritol lokalit në Shkodër, djali i pronares plagosi 2 persona muaj më parë
















TE FUNDIT

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke
3 Korrik, 2025

Arrestohen 13 punonjës të doganës greke në Mavromatio në kufirin me doganën në  Qafë Botë. Në kuadër të operacionit 13...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar
3 Korrik, 2025

Liverpool FC ka reaguar zyrtarisht pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të Diogo Jotës, sulmuesit portugez që ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
3 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

Lexo më shumë

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 41-të

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
3 Korrik, 2025

Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com