Pasi festuan Pashkët në atdhe emigrantët shqiptarë kanë nisur, këtë të hënë, të kthehen në vendin fqinj, aty ku punojnë prej vitesh.
Sipas raportimeve, fluksi ka qenë i lartë gjatë paradites se sotme, duke i detyruar autoritetet tona kufitare në Kapshticë të shtojnë numrin e sporteleve.
Aktualisht pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj dhe 3 sportele janë hapur në hyrje.
Autoritetet e palës sonë kufitare bëjnë me dije se edhe pala greke po punon me numër maksimal sportelesh çfarë ka sjellë lëvizjen e shpejtë dhe pa vonesa të mjeteve në të dyja anët e kufirit.
Për personat e dyshuar policia greke kryen edhe procedurën e verifikimit të shenjave të gishtave.