Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrantët dhe vizat amerikane, ku ndryshon Clinton nga Trump

2016/08/29 at 9:07 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emigrantët dhe vizat amerikane, ku ndryshon Clinton nga Trump

Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë pikëpamje krejt të ndryshme për politikat e imigracionit në SHBA, me propozime që ndonjëherë janë krejtësisht të kundërta.


Premtimet e tyre gjatë fushatës variojnë që nga vendosja e theksit mbi zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe deri tek nevoja për ligje të reja, madje edhe për ndryshime të Kushtetutës amerikane.

Një ndër pikëpyetjet më të mëdha është se çfarë duhet bërë me 11 milionë njerëz që jetojnë ilegalisht në SHBA. Në kushtet aktuale, këta njerëz kanë fare pak mundësi për të përfituar nënshtetësinë. Clinton thotë se një ndër përparësitë e saj kryesore është një reformimi i sistemit të imigracionit që do të përfshinte ofrimin e mundësisë për shtetësinë, gjë që nuk mbështetet nga Trump.

Një prioritet parësor i Trump do të ishte depërtimi i menjëhershëm i emigrantëve pa dokumente që kanë kryer vepra penale. Edhe Clinton thotë se do ta ketë prioritet depërtimin e kriminelëve të dhunshëm.

Të dy kandidatët ndjekin në përgjithësi politikat aktuale të administratës Obama. Një memo e vitit 2014 e Sekretarit të Sigurisë në Kombëtare, Jeh Johnson, përcakton si objektiva parësorë të organeve të emigracionit, personat e dyshuar për terrorizëm apo spiunazh, të cilët janë munduar të hyjnë ilegalisht në vend, si dhe personat e gjetur fajtorë për përfshirje në banda apo mashtrime. Njerëzit e ndodhur në SHBA, por që nuk kanë kryer krime apo abuzime madhore me programin e vizave amerikane, janë të rëndësisë dytësore.

TRUMP KËRKON NDRYSHIM
Sipas ligjeve në fuqi, çdo fëmijë që lind në territorin amerikan, qoftë edhe me prindër që ndodhen ilegalisht në vend, është automatikisht nënshtetas.
Trump dëshiron t’i japë fund kësaj politike që e ka quajtur “magnetin më të madh për imigracionin e paligjshëm”. Clinton ka thënë se ky do të ishte “drejtimi i gabuar”.

Trump dëshiron përqendrimin e vëmendjes tek zbatimi i ligjeve amerikane që e bëjnë të paligjshme për kompanitë të punësojnë njerëz për të cilët kanë dijeni se ndodhen ilegalisht në vend.

Disa shtete amerikane kanë ligje që kërkon verifikimin elektronik të dokumenteve të paraqitura nga aplikantët për punë nëpërmjet të dhënave të qeverisë federale, për t’u siguruar që këta persona kanë të drejtën të punojnë në mënyrë të ligjshme.

Trump dëshiron që ky sistem të përdoret në të gjithë SHBA-në, jo vetëm për “të mbrojtur vendet e punës së amerikanëve”, por edhe për të parandaluar që personat pa dokumenta të përfitojnë nga programet sociale qeveritare.

VIZITORËT QË SHKELIN AFATIN E VIZAVE
Në muajin qershor, Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi se rreth 355 mijë persona që hynë në SHBA me viza, qëndruan më gjatë në vend.
Që nga vitit 1994, Kongresi ka bërë thirrje për një sistem më të mirë të kontrollit të personave që hyjnë dhe dalin nga vendi dhe për t’iu mundësuar autoriteteve ligjzbatuese që të kontrollojnë më mirë ata që shkelin afatin e vizave.
Trump kërkon një sistem kontrolli më të fuqishëm, si dhe ndëshkime penale për njerëzit që nuk largohen kur u ka mbaruar viza.

Për momentin, ekzistojnë vetëm ndëshkime civile, të cilat përgjithësisht ndëshkojnë shkelësit duke ua ndaluar hyrjen sërish në SHBA për disa vite me radhë, në varësi të gjatësisë së periudhës që kanë qëndruar përtej afatit të vizës.

PARTITË KANË DALLIME PËR RËNDËSINË E IMIGRACIONIT
Disa anketime të fundit tregojnë se rreth 8% e votuesve të regjistruar e konsiderojnë imigracionin të rëndësishëm, shumica e tyre republikanë.
Kjo ndasi u duk edhe në një anketim të institutit Pew, i cili i pyeste njerëzit nëse është imigracioni “një problem shumë i madh” në Shtetet e Bashkuara. 66% e mbështetësve të Trump u përgjigjën ‘po’, krahasuar me 17% të mbështetësve të  Clinton.

Burimi: VOA

 

Etiketa: clintonemigrantettrump


Ju sugjerojmë

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
Bota

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025 8:33 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Para
Pasardhësja e Skënderbeut viziton Kosovën

Pasardhësja e Skënderbeut viziton Kosovën

L’Equipe: Lorik Cana refuzoi një ofertë nga kampionati francez

L’Equipe: Lorik Cana refuzoi një ofertë nga kampionati francez

Sherr e grushte në Tiranë pranë 15-katëshit

Sherr e grushte në Tiranë pranë 15-katëshit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
26 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar...

Lexo më shumë

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025

Java do të mbyllet me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë të fokusuara në disa pjesë të...

Lexo më shumë

Horoskopi, 26 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
26 Shtator, 2025

DASHI Kjo është një kohë kur energjia juaj po rritet përsëri dhe dëshira juaj për ta bërë veten të ndihet…...

Lexo më shumë

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
25 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com