Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrantët deklarim të adresës me detyrim: Lleshaj shpjegon procedurën

2020/12/04 at 3:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Emigrantët deklarim të adresës me detyrim: Lleshaj shpjegon procedurën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte ditën e sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku inspektoi nga afër demonstrimin e vënies online të shërbimit për vetëdeklarimin e adresës për shtetasit shqiptarë në emigracion.


Sipas Lleshajt, ky shërbim i ri do t’u japë mundësi shtetasve për të përfituar nga shërbimet që ofrohen online dhe për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjithashtu, ministri tha se shërbimet online kushtëzohen me pasjen e një karte ID të vlefshme dhe se shtetasve që u ka skaduar karta, nuk do t’u ofrohen shërbimet e e-Albania, edhe pse kanë tashmë një NID.

Ai ka theksuar se në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi biometrik i votuesve, ndaj shtetasit duhet të kujdesen që të kenë një kartë të vlefshme, pa të cilën nuk mund të votojnë.

“Pata mundësinë që të inspektoj dhe të shoh në vend sot, demonstrimin e mënyrës së aplikimit për regjistrim të qytetarëve shqiptarë që banojnë jashtë vendit. Dihet tashmë që qeveria ka marrë vendimet e duhura për të mundësuar regjistrimin e qytetarëve shqiptarë, që banojnë jashtë Shqipërisë, me qëllim që atyre t’u ofrohet një gamë e tërë shërbimesh, ndër të cilët shërbimi ose pjesëmarrja në zgjedhje është më e rëndësishmja. Tashmë sistemi është bërë funksional dhe radha është e qytetarëve, që banojnë jashtë vendit, të cilët ta shfrytëzojnë sistemin për t’u regjistruar në të, me qëllim që prej këtij sistemi të mund të përfitojnë të gjithë gamën e shërbimeve që ofrohen tashmë onine, ose kryesisht online në Republikën e Shqipërisë. Dhe për të lehtësuar mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, në zgjedhjet e ardhshme kur do t’u jepet edhe mundësia e votimit edhe nga vendet ku janë. Jo për zgjedhjet e 2021, por për zgjedhjet vijuese, pas tyre. Nuk janë vetëm zgjedhjet qëllimi i këtij sistemi, por qëllimi janë mundësimi i pjesëmarrjes në të gjitha shërbimet që ofrohen tashmë online, ose kryesisht online. Por e shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje jo vetëm qytetarëve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë, por edhe qytetarëve shqiptarë brenda Shqipërisë, që të kuptojnë mirë se një numër përherë e më i madh shërbimesh në Republikën e Shqipërisë, po ofrohet dhe do të ofrohet vetëm online. Për t’u mundësuar pjesëmarrja dhe përfitimi nga këto shërbime është jetike pajisja me kartën e identitetit. Karta e identitetit është çelësi, që hap dyert për tek shërbimet. Në qoftë se ju mungon çelësi nuk mund t’i merrni shërbimet. Ndaj duhet të nxitoni për t’u pajisur me karta në të gjitha zyrat e aplikimit, të cilat janë shtuar tashmë, edhe si zyra, edhe si poste, dhe kushtet e aplikimit janë më të mirat e mundshme. Dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve se së shpejti përfitimi i shërbimeve online në portalin e-Albania do të kushtëzohet jo vetëm nga pasja e kartës, por do të kushtëzohet me pasjen e një karte të vlefshme. Personat që kanë karta të pavlefshme, pavarësisht se mund të kenë një kartë dhe një numër personal identifikimi, nuk do të mund ta përfitojnë shërbimin. Pra, mbetet jetike thirrja: Nxitoni për t’u pajisur me kartat e identitetit!, në mënyrë që të përfitoni shërbimet, por në mënyrë që të përfitoni dhe të drejtën për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë në votimet e ardhshme, për arsye se Kodi i ri Elektoral parashikon identifikimin elektronik, identifikimin biometrik. Dhe ky identifikim biometrik nuk mund të kryhet në qoftë se ju nuk keni në dispozicion një kartë të vlefshme identifikimi”, deklaroi Lleshaj.

Ndërkohë, Drejtori i Sistemeve Informatike, Vangjush Stavro tha se; “Po tregojmë shërbimin e ri që kemi hedhur online, në bashkëpunim me AKSHI-n, DPGJC dhe e-Albania për deklarimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë. Në fillim shtetasi duhet të identifikohet në e-Albania me kredencialet e tij. Pasi identifikohet, thjeshtë duhet të kërkojë për shërbimin përkatës: “Deklarimi i adresës jashtë vendit.Duke vendosur disa fjalë kyçe mund të dalë shërbimi – Deklarimi i adresës; shtypim butin “Përdor” për të shfrytëzuar këtë shërbim; krijojmë një aplikim të ri. Siç do të shihni edhe vetë, shumë thjesht duhet të plotësojë shtetin ku banon, kodin postar, qytetin, rrugën dhe numrin e ndërtesës ku shtetasi banon. Gjithashtu më poshtë mund të vendosë elementë shtesë, në qoftë se është për të gjetur adresën, – janë me zgjedhje shtetet. Më poshtë mund të zgjidhni edhe anëtarët e familjes, me të cilët ndodhet në adresë, kështu që adresa përditësohet për të gjithë anëtarët e familjes së tij, gjithmonë për ata që ka në certifikatën familjare. Ka edhe një seksion me “shënime” dhe në fund, gjë që është shumë e rëndësishme, – duhet të ngarkojë një foto, të një dokumenti, që vërteton adresën, që mund të jetë, psh., fatura e dritave, e ujit ose një kontratë qiraje. Të gjitha këto të dhëna, në momentin që shtetasi shtyp butonin “dërgo” në fund, do të shkojnë pranë zyrës së gjendjes civile përkatëse, ku ky shtetas është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë. Punonjësi do marrë njoftimin që i ka ardhur kjo kërkesë, do ta përpunojë, do shqyrtojë të dhënat dhe automatikisht i saktëson adresën shtetasit në Regjistër. Ai ka adresën kryesore në Shqipëri, dhe adresën jashtë vendit.”



Ju sugjerojmë

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
Rajoni

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

6 Qershor, 2025 9:42 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Para
Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

COVID-19 në Shqipëri, 18 viktima dhe 801 raste të reja

Biden: Do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë

Biden: Do t'u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë

Itali/ Shënohet numri më i lartë i viktimave të COVID-19 prej muajit Maj

COVID-19 në botë, tjetër rekord infektimesh dhe viktimash
















TE FUNDIT

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
6 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj...

Lexo më shumë

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
6 Qershor, 2025

Vala e të nxehtit afrikan ka prekur vendin këtë fillim qershori dhe pritet që e shtuna dhe e diela të...

Lexo më shumë

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
6 Qershor, 2025

Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. “Në vijim të operacionit kombëtar...

Lexo më shumë

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor, 2025

Gjatë takimit të tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Kancelari gjerman Friedrich Merz u mundua ta bindi Trumpin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com