Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigracioni “shteron” burrat shqiptarë

2020/07/03 at 4:41 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Emigracioni ka prishur balancat gjinore në vend edhe për vitin 2019, duke e ulur popullsinë e burrave në raport me atë të grave. Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 ishte 2.845.955 persona, duke pësuar një rënie prej 0,58 % gjatë 2019. Si numri i burrave dhe grave është në ulje, popullsia që përfaqësohet nga meshkujt ka rënie me të mprehtë.


Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri është ulur me një normë prej 0,52 % ndërkohë popullsia e burrave ka rënë me 0,63 %. Në vitin 2019, gratë përbëjnë 50,1 % të popullsisë gjithsej. Shtesa natyrore, gjatë vitit 2019 është më e ulët për burrat sesa për gratë, përkatësisht 3.112 dhe 3.512.

Migracioni neto i grave shënon vlerën -11.005 gra të emigruara më shumë sesa të kthyera në 2019. Migracioni neto i burrave është gjithashtu negativ, -12.077 burra të emigruar më shumë sesa të kthyer.

Migracioni neto negativ i burrave dhe i grave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë. Raporti gjinor sipas grup-moshave tregon se ka një mbizotërim të gjinisë mashkullore deri në grup-moshën 35-39 vjeç.

Mosha medianë për burrat, në fund të vitit 2019 është 36,3 vjeç, ndërkaq për gratë është 38,2 vite.

Mosha medianë më e lartë tek gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 77,6 vite për burrat dhe 80,6 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 3 vite më shumë se burrat.

Lindin më shumë djem

Numri i lindjeve në vitit 2019 është rreth 28,6 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje është 109, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 109 djem.

Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 105. Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2018 është 373 lindje. Për lindjet djem kemi një rënie prej 0,9 %, ndërsa për lindjet vajza rënia është 1,7 %.

Indeksi sintetik i fekonditetit (ISF), i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese shënon 1,36 fëmijë për vitin 2019. Kjo do të thotë se në 100 gra pritet të lindin 136 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grup moshave janë ato të vitit referues 2019. Ky indeks është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Lindshmëria ka rënë për grup-moshat 20-24 dhe 25-29, ndërsa për grupmoshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë. Në vitin 2019, mosha mesatare në lindje ishte 28,9 vjeç.

Koeficientët specifikë të lindshmërisë sipas gjinisë për 2019, tregojnë dhe mbështesin faktin se burrat e fillojnë aktivitetin e të paturit fëmijë relativisht më vonë se gratë, afërsisht një 5 vjeçar më vonë, ndërkohë që normat e lindshmërisë pas të 30-ave i kanë më të larta se gratë.

Koeficienti bruto i riprodhimit (KBR) është një tregues i mirë për matjen e rritjes së brezave të ardhshëm. Ai mat normën me të cilën gratë zëvendësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese.

Mënyra e llogaritjes së KBR është e njëjtë me atë të iSF-së, por në këtë rast merren parasysh vetëm lindjet gra. Në vitin 2019, KBR është 0,65 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 35 për qind larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave e shprehur nga iSF dhe nga raporti gjinor në lindje.

Në vitin 2019, ka 14,2 lindje për çdo 1000 vajza të grup-moshës 15-19 vjeç nga 14,5 lindje që ishin në 2018. Për çdo moshë teke të grup-moshës 15-19 vjeç është llogaritur përqindja e vajzave të cilat kanë patur lindje dhe përqindja e atyre që nuk kanë bërë një lindje. Përqindjet janë të vogla deri në moshën 17 vjeç ku 1,1 % e vajzave kanë patur lindje. Ky trend vjen në rritje duke arritur 2,9 % në moshën 19 vjeç. Vdekjet Gjatë vitit 2019 numri i vdekjeve të burrave është 11.781, kurse i grave është 10.156 duke shënuar rritje nga viti i kaluar për burrat dhe gratë.

Burrat vdesin me shpejt

Vdekjet sipas grup-moshave tregojnë se burrat kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grup-moshën e fundit mbi 84 vjeç. Kjo ndodh pasi jetëgjatësia e burrave është më e ulët se ajo e grave. Vdekshmëria foshnjore është rreth 11,2 vdekje për një mijë lindje për djemtë dhe 9,2 për vajzat. Ky tregues ka pësuar një rritje për djemtë dhe për vajzat, krahasuar me një vit më parë./Burimi: Monitor

Etiketa: burraemigrimshqiperi


Ju sugjerojmë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
Kryesore

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

29 Janar, 2026 11:07 am
Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
Aktualitet

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

29 Janar, 2026 10:56 am
Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
Bota

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

29 Janar, 2026 10:54 am
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Bota

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 Janar, 2026 10:31 am
Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
Bota

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

29 Janar, 2026 10:15 am
Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
Bota

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

29 Janar, 2026 9:11 am
Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
Bota

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

29 Janar, 2026 8:49 am
Para
9 viktima brenda 24 orësh në Maqedoninë e Veriut  

Shkon 328 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Video/ Urbanët e Tiranës ecin shumë ngadalë, policia në aksion: Nisin gjobat

Nëse transporti publik nuk rinis të hënën, kompanive do t’u hiqet licensa

Meta pret në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti

Meta pret në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti
















TE FUNDIT

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
29 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot pezullimin e dënimit me burg për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
29 Janar, 2026

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
29 Janar, 2026

Pas bojkotit të PD, socialsitët janë vënë në lëvizje për të zhbërë formulën për komisionin e territoriale. Sot në Konferencën e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
29 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë në konkursin ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Duke u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com