Aktualitet

Emigracioni, Berisha: Qëllimi më i madh i PD, ndalimi i kësaj hemorragjie



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 21/01/23 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, këtë të shtunë po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.

Gjatë këtij bashkëbisedimi kryedemokrati u ndal te emigracioni. Berisha tha se nuk ka asnjë qëllim tjetër më të madh për PD-në, se ndalimi i kësaj hemorragjie të largimit të shqiptarëve nga vendi.

“Dua t’u garantoj ju dhe të gjithë shqiptarët, se qëllimi më i madh i kësaj përpjekje që bëjmë sot, është të shndërrojmë Shqipërinë në një vend të jetueshëm, në një vend të besueshëm nga shqiptarët. Në një vend që u ofron qytetarëve të saj potenciale shumë të mëdha.

Me këto potenciale, me rregulla të ndershme, ata mund të ndërtojnë në Shqipëri, të sotmen dhe të ardhmen.

Në këtë kontekst, nuk ka asnjë qëllim tjetër më të madh për PD-në, se ndalimi i kësaj hemorragjie të tmerrshme, këtij spastrimi etnik që po ndodh si në asnjë vend tjetër.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se ky për këtë vend të vogël. Ky vend i vogël ka përzënë 744 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane. Ky vend i vogël ka përzënë mbi 31 përqind të popullatës gjatë shtatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Kurrë nuk ka pasur një hemorragji kaq të madhe kombëtare sa në këto vite.

Ky ndalim është një nga qëllimet absolute më madhore.

Unë jam optimist për këtë. Ka një grafikë që e kam nxjerrë disa herë. Ky grafik fakton se në vitet 2007, 2014, numri i popullsisë erdhi duke u rritur në mënyrë progresive, jo duke rënë. Jam i bindur se me atë eksperiencë dhe me një vizion të ri, për t’u përballur fuqishëm me këtë plagë të rëndë, do ia dalim përsëri ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku popullata rritet”-tha Berisha.

Pas