Enver Levani është emëruar drejtori i ri i Policisë së Burgjeve.
Ai mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit dhe vjen në detyrën e re. duke lënë postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”. Gjithashtu ai ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si zv/komandat njësie deri tek shef seksioni.
Emërimi i Levanit vjen pas shkarkimit të të Bardhyl Kaçorrit disa muaj më parë. Kaçorri u shkarkua pak muaj më parë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pasi lejoi Dritan Dajtin të merrte shërbimin stomatologjik në një klinikë private dentare në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. /Opinion.al