Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e drejtorit të ri të Biblotekës Kombëtare.
Mësohet se Piro Misha do të jetë drejtori i ri i Biblotekës Kombëtare. Ai zëvëndëson në këtë detyrë Persida Asllanin, e cila dha dorëheqjen nga posti pak javë më parë.
Vendimi është marrë më datë 31 korrik, por është botuar vetëm sot në faqen e Këshillit të Ministrave./Opinion.al