Aktualitet

Emërohet anëtari i gjashtë, Gjykata Kushtetuese behet funksionale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 23/12/20 |
Doriana Çepunaj

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë dekret, Gjykata Kushtetuese ka tashmë 6 anëtarë, numër i nevojshëm për të përmbushur kushtin minimal të funksionimit apo kuorumin prej 6 anëtarësh.

Në bazë të renditjes nga KED, Përparim Kalo kishte 90.29 pikë, dhe qëndronte më lart në listë se Aleksandër Toma që ka 75.57 pikë.

Gjykata Kushtetuese tashmë ka 6 anëtarët: Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Altin Binaj dhe i fundit Përparim Kalo. Kujtojmë se kjo Gjykatë e përbërë nga nëntë anëtarë dhe e themeluar në vitin 1992, prej dy vitesh nuk ishte funksionale.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

23 dhjetor 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 59, datë 23.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, e rishpallur në datën 27.09.2019 dhe e rishpallur për herë të tretë në datën 24.09.2020, me renditjen e kandidatëve si më poshtë:

 

1)         Përparim Kalo                        90.29 Pikë

2)         Aleksandër Toma                    75.57 Pikë

 Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që:

 

–           Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

 

Pas