Nick Abbott është emëruar si ambasadori i ri Britanisë së Madhe në Tiranë dhe pritet të vij në Shqipëri në muajin shtator.
Emërimi i tij është bërë pasi ambasadorit aktual, Alastair King-Smith i ka mbaruar mandati.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se Abbott ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.
“l Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, njofton Ambasada britanike.