Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emërimi i drejtuesve të rinj, liderët e BE-së ende pa marrëveshje për postet kryesore 

2024/06/18 at 10:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emërimi i drejtuesve të rinj, liderët e BE-së ende pa marrëveshje për postet kryesore 

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) nuk u pajtuan për emërimin e drejtuesve të rinj të institucioneve evropiane, në takimin e tyre më 17 qershor. 

Mungesa e marrëveshjes u konfirmua nga presidenti në largim i Këshillit Evropian, Charles Michel. 

“Është detyra jonë që deri në fund të qershorit të biem dakord për kandidatët për postet kryesore në BE dhe agjendën strategjike”, tha Michel në fund të darkës së punës së liderëve evropianë. 

Liderët u mblodhën mbrëmjen e së hënës në Bruksel, në përpjekjen e parë për të arritur një marrëveshje për emrat e rinj të krerëve të institucioneve të BE-së, Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, dhe emrin e ri në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. 

Kandidatura e shefes së deritashme të BE-së, Ursula von der Leyen, është e sigurt, por tani liderët e bllokut janë në kërkim të emrave të rinj për pozitat që kanë mbajtur Charles Michel dhe Josep Borrell. 

Emrat që kanë shanset më të mëdha për këto poste, sipas informacioneve jozyrtare, është ai i ish-kryeministrit të Portugalisë Antonio Costa, për pozitën e presidentit të Këshillit Evropian dhe ai i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas për pozitën e kryediplomatit të BE-së. 

Ky ishte takimi i parë i liderëve evropianë, pas zgjedhjeve të mbajtura në vendet anëtare të BE-së, më 6-9 qershor dhe mendohej se do të ishte ndër samitet më të lehta të BE-së. 

Krerët e shteteve dhe qeverive duhet të ishin pajtuar në parim për emrat për të cilët tashmë kishte një marrëveshje joformale. 

Gjithçka ndryshoi kur liderët e atyre vendeve apo qeverive që vinë nga blloku popullor evropian kërkuan një pjesë në postin e presidentit të Këshillit Evropian. 

Presidenti i Këshillit Evropian zgjidhet nga liderët e BE-së për një periudhë dy vjet e gjysmë dhe mandati mund të rinovohet vetëm një herë. 

Roli i presidentit të Këshillit Evropian është të kryesojë takimet në nivel të liderëve të BE-së dhe të përmirësojë punën e Këshillit Evropian. 

Që kur ekziston institucioni i presidentit të Këshillit Evropian, secili prej tyre ka kaluar dy mandate të plota prej pesë vitesh në krye të institucionit. 

Sipas disa burimeve nga takimi, Partia Popullore Evropiane ka kërkuar që mandati i presidentit të Këshillit Evropian të ndahet në dy pjesë nga dy vjet e gjysmë, ku Partia Popullore do të merrte një nga mandatet. 

Kjo dukej se ishte pengesa kryesore dhe ishte arsyeja pse drejtuesit nuk u pajtuan. 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka rol të dyfishtë. 

Zyrtari që mban këtë pozitë është njëri prej nënkryetarëve të Komisionit Evropian dhe ka rolin e kreut të diplomacisë evropiane. 

Ky person menaxhon politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. 

Ai gjithashtu punon për të krijuar konsensus midis vendeve anëtare të BE-së dhe prioriteteve të tyre përkatëse, duke përfshirë kryesimin e takimeve midis ministrave të jashtëm të BE-së, ministrave të mbrojtjes, ministrave të tregtisë dhe zhvillimit. 

Liderët do të vazhdojnë diskutimet në fund të javës së ardhshme kur do të mbahet samiti i rregullt i BE-së, më 27 dhe 28 qershor./REL

Ju sugjerojmë

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

18 Maj, 2025 5:35 pm
Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë
Bota

Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë

18 Maj, 2025 5:33 pm
Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë
Sport

Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë

18 Maj, 2025 5:32 pm
Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
Bota

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

18 Maj, 2025 5:07 pm
E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem
Aktualitet

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

18 Maj, 2025 5:02 pm
Vijon numërimi i votave, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë
Politikë

Vijon numërimi i votave, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë

18 Maj, 2025 4:59 pm
Ekspertët: Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë
Bota

Ekspertët: Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

18 Maj, 2025 4:56 pm
“Mëkati” i të qenit vajzë, Adriana: Mamit i dhanë helm miu, babai donte të më shiste
Aktualitet

“Mëkati” i të qenit vajzë, Adriana: Mamit i dhanë helm miu, babai donte të më shiste

18 Maj, 2025 4:50 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Kryesore

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS

18 Maj, 2025 4:47 pm
Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
Aktualitet

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

18 Maj, 2025 4:10 pm
Para
“SPAK nuk ka asnjë provë”- Avokati i Berishës: Ka rënë komplet masa e sigurimit

Berisha kërkon në Apelin e GJKKO heqjen e masës “arrest shtëpie”, seanca shtyhet në orën 12:00 

Përmbytjet katastrofike/Presidenti Begaj solidarizohet me presidenten e popullin slloven

Begaj niset sot drejt Gjermanisë, do të takohet me Steinmeier: Në fokus integrimi i Shqipërisë dhe zhvillimet në Ballkan 

Sekuestrohet kokainë me vlerë 2.6 miliardë euro, arrestohet 7 persona në Gjermani! Droga vinte nga Amerika Latine  

Sekuestrohet kokainë me vlerë 2.6 miliardë euro, arrestohet 7 persona në Gjermani! Droga vinte nga Amerika Latine  

TE FUNDIT

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit
18 Maj, 2025

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në...

Lexo më shumë

Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë

Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë
18 Maj, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është takuar me Papa Leonin XIV pas meshës së inaugurimit të tij. Papa ka ofruar Vatikanin...

Lexo më shumë

Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë

Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë
18 Maj, 2025

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një...

Lexo më shumë

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
18 Maj, 2025

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së përurimit Papa Leoni XIV theu protokollin dhe përqafoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com