Ditën e sotme misioni i dytë i Komisionit të Venecias nis takimet në Tiranë.
Pasi janë njohur me dokumentacionin dhe pyetjet që palët kanë depozituar pranë Komisionit për Demokraci përmes Ligjit, ekspertët e tij, do të marrin nga afër versionin e secilit, sa u përket procedurave të ndjekura për hapjen e garës, filtrimin, zgjedhjen dhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Takimet nisin në Kuvend me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe më pas me anëtarët e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit.
Në mesditë, ata do të jenë në presidencë me Ilir Metën, ndërsa pasdite takojnë Arta Vorpsin, e cila bëri një betim te noteri pasi presidenti e refuzoi si të zgjedhur. Takimi me Ardian Dvoranin, kryetar i Këshillit të Emërimeve në drejtësi, do të jetë nesër paradite./ Opinion.al