Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur personat të cilët do të merren me monitorimin e emërimeve në administratë.
Siç raporton “Shqiptarja.com”, Rama ka zgjedhur deputetet Evis Kushi, Blerina Gjylameti dhe Vilma Bello.
Personat e zgjedhur nuk kanë kompetenca të kërkojë emërime apo shkarkime të punonjësve të administratës, por monitorimin e tyre.
Ky grup i ngritur dy vite më parë do vijojë punën edhe gjatë mandatit të dytë të qeverisë.