Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Embargoja tregtare e Turqisë ndaj Izraelit dhe pasojat e saj

2024/05/09 at 5:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Embargoja tregtare e Turqisë ndaj Izraelit dhe pasojat e saj

Vendimi i Turqisë javën e kaluar për të ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin ka të ngjarë të godasë rëndë ekonominë e Izraelit. Turqia synon të ushtrojë trysni ndaj shtetit hebre për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gazë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, shqetësimet për ndikimin e kësaj embargoje përfshijnë përpjekjet e Turqisë për të nxitur edhe vende e tjera në botën islame të bëjnë të njëjtën gjë.

Portet e Turqisë janë mbyllur për tregtinë me Izraelin. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se embargoja do të hiqet vetëm nëse arrihet një armëpushim i përhershëm në Gazë.

Të martën Presidenti Erdogan kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ushtrojë trysni më të madhe ndaj Izraelit. Analistët paralajmërojnë se kjo do të ketë pasoja më të gjera.

“Turqia u bë vendi i parë që vendosi një embargo totale tregtare ndaj Izraelit, duke përfshirë eksportet dhe importet. Turqia ka të ngjarë të përpiqet të, bindë vende të tjera, në botën islame, në botën arabe, të marrin vendime të njëjta”, thotë Sinan Ulgen, analist në Qendrën për Studime të Ekonomisë dhe Politikës së Jashtme në Stamboll.

Vitin e kaluar, tregtia turko-izraelite kapte vlerën e afro 7 miliardë dollarëve, nga të cilat më shumë se 5 miliardë dollarë ishin eksporte turke.

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz e dënoi embargon, duke u zotuar të gjejë furnizues alternativë.

Analistët paralajmërojnë se ekonomia izraelite do t’i ndjejë pasojat.

“Ka shumë mallra që ne importojmë nga Turqia, si makina, ushqime, tekstile e artikuj të tjerë. Sigurisht, mund të gjenden tregje të tjera që mund të furnizojnë Izraelin. Por do të duhet kohë për të gjetur zëvendësues dhe ato do të kushtojnë më shumë”, thotë Gallia Lindenstrauss, analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Izraeli mbështetet shumë tek nafta nga Azerbajxhani që dërgohet në portin Ceyhan të Turqisë prej nga më pas dërgohet në rafineritë izraelite.

Azerbajxhani është aleat i Izraelit dhe Turqisë. Mbetet e paqartë se si embargoja turke do të ndikojë në shitjen e kësaj nafte në Izrael, por analistët paralajmërojnë se një ndërprerje e furnizimeve mund të ketë pasoja të rënda edhe për Ankaranë.

“Kjo do të armiqësojë marrëdhëniet turko-izraelite. Përmirësimi i tyre do të kërkojë vite të tëra. Nëse ndodh, do të ndikonte negativisht edhe në marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Turqisë. Izraelitët mund të thonë, ‘Ne kemi mundësi të tjera’”, thotë Mehmet Ogutcu analist në organizatën ‘London Energy Club’.

Tregtia ka qenë historikisht arsyeja që ka ruajtur marrëdhëniet turko-izraelite edhe në kohë tensionesh të larta. Megjithatë, analistët parashikojnë se niveli i tanishëm i armiqësisë nënkupton se embargoja nuk do të hiqet së shpejti.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit do të ndodhte vetëm nëse ndryshohej qeveria në Izrael. Atëherë do të merrej parasysh edhe heqja e embargos tregtare”, thotë analisti Sinan Ulgen.

Megjithatë, pasojat e embargos mund të shtrihen përtej qeverive aktuale në Turqi dhe Izrael. Vëzhguesit paralajmërojnë se rivendosja e tregtisë dhe besimit mund të kërkojë një kohë të gjatë./VOA

Ju sugjerojmë

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Para
“1 prilli, dita simbol e Edi Ramës”  Bardhi shpërndan videon me premtimet e pambajtura të kryeministrit

A përfituan nga amnistia personat që janë subjekt i SPAK? Bardhi publikon përgjigjen e Altin Duamanit

SHBA pezullon dërgesat me armë për Izraelin, shkak bëhet sulmi në Rafah

SHBA pezullon dërgesat me armë për Izraelin, shkak bëhet sulmi në Rafah

Princi William i dorëzon profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë OBE

Princi William i dorëzon profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë OBE

TE FUNDIT

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri...

Lexo më shumë

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
18 Dhjetor, 2025

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
18 Dhjetor, 2025

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat...

Lexo më shumë

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
18 Dhjetor, 2025

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com