Bota

EMA jep miratimin për përdorimin në BE të vaksinës Johnson&Johnson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 11/03/21 |
Opi Nion

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë miratimin për përdorim për vaksinën me një dozë të vetme Johnson & Johnson kundër Covid-19.

Johnson & Johnson është vaksina e katërt e aprovuar nga rregullatori evropian pas Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.

Vaksina J&J, ndryshon nga vaksinat e tjera të aprovuara pasi kërkon vetëm një dozë dhe mund  mund të ruhet në një frigorifer të zakonshëm.

“Me këtë mendim të fundit pozitiv, autoritetet në të gjithë Bashkimin Evropian do të kenë një mundësi tjetër për të luftuar pandeminë dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tyre,” tha Emer Cooke, drejtori ekzekutiv i EMA, duke shtuar, “kjo është vaksina e parë që mund të përdoret si një dozë e vetme ”.

Provat laboratorike kanë treguar se vaksina Johson and Johson është 66% efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të Covid-19 dhe 85% efektive për mbrojtjen nga infeksionet e rënda./Opinion.al

Pas