Bota

EMA: Dy doza të vaksinave anti-COVID të mbrojnë nga varianti Delta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 01/07/21 |
Opi Nion

Agjenica Evropiane e Barnave deklaron se dy doza të vaksinës kundër koronavirusit sigurojnë mbrojtje kundër variantit Delta të COVID-19.

Vlerësimi optimist vjen në ditën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Delta, e identifikuar për herë të parë në Indi, mund të shkaktojë valë të re rastesh në Evropë.

Udhëheqësi i strategjisë së vaksinave në EMA, Marco Cavaleri, tha se agjencia “është e vetëdijshme për shqetësimet e nxitura nga përhapja e shpejtë e variantit Delta”.

“Tani për tani, duket se katër vaksinat e miratuara në Bashkimin Evropian mbrojnë kundër të gjitha varianteve që qarkullojnë në Evropë, përfshirë variantin Delta”, tha Cavaleri.

“Të dhënat që dalin nga provat, tregojnë se dy doza të vaksinave janë mbrojtëse ndaj variantit Delta”, theksoi ai.

Katër vaksinat e miratuara për përdorim në BE janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në muajin maj, e ka klasifikuar si shqetësues variantin Delta të koronavirusit.

Një variant etiketohet si i tillë kur duket se është më ngjitës, më vdekjeprurës ose më rezistent ndaj vaksinave ose trajtimeve aktuale.

Pas