Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ema Andrea: Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim

2024/07/10 at 11:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 33 min
A A
Ema Andrea: Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim

“Skena e pavarur përballë institucioneve, bashkëpunim apo izolim”, ishte kjo tema e bisedës së hapur në panelin e organizuar nga MEDIUMS në ditën e tretë të këtij festivali.


Aktorë profesionistë dhe studentë biseduan mbrëmjen e djeshme për rreth dy orë me problematikat e artit në Shqipëri veçanërisht teatrit, sfidat e aktorëve të rinj dhe udhëtimi i mundimshëm drejt skenës.

Producentja e festivalit MEDIUMS Ema Andrea foli për sfidat por edhe për guximin e munguar tek artistët e rinj. Trupat e lira apo inisiativat private vlerësohen si një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë sipas dekanit të fakultetit të arteve Milto Kutali.

Ai tha se përvoja e vendeve të tjera na tregon se trupat e lira ose skena private,kane mbështetje të rëndësishme nga institucionet shtetërore. Kutali iu kthye përvojës personale të brezit të tij kur u krijuan inisiativatë lira private me teatro por dyert ku trokitën nuk u hapën kurrë. Gjithsesi Kutali i këshillon të rinjtë që të guxojnë dhe të trokasin nëpër dyer papushim sepse ato hapën nëse ke vullnet dhe talent padyshim.

Drejtori i teatrit Kombëtar, Altin Basha, ktheu në kujtesë sfidat e tij në nisje të karrierës, insitivat private përmes të cilave kaloi një periudhë shumë e rëndësishme e karrierës së tij.

“Unë e kam kaluar shumicën e karrierës nëinisiativa të pavarur. Jam drejtor prej një viti e gjysëm por 20 vjet karrierë i kam nëpër bodrumë e oborre, holle te teatrit kombetar  dhe jemi përpjekur shumë. Ka qënë e vështirë rruga jonë. Teatri ishte derë e mbyllur, nuk ishte teatri eksperimental, mungonin të gjitha këto mundësi që janë sot. Nuk egzistonte mbeshtetja e Ministrise së Kulturës, megjithatë ndërtuam me këmbëngulje inisiativat tona.

Më bën përshtypjemungesa e vendosmërise tek të rinjtë të cilëtpresin nga insitucionet.. ndërkohë që pavarësia nga institucionet shtetërore është rruga e duhur. Te rinjtë duhet ta sfidojnë brezin e vjetër dhe atëtë mesëm apo edhe të sotmin. Trokisni nëpër dyer ato duhen shqyer jo thjeshtë trokitur. Askush nuk mund të presë që rruga të jetë e lehtë, kërkon shumë sakrificë. Nuk mund te presim çdo gje nga sistemi sepse sistemi levizshume ngadalë. Një këshillë kam për ju të rinjtë: Jo çdo gjë ndodh në kryeqytet kërkojeni edhe nëperiferi artin.. mund të zhvillohen ide artistike shume të mira dhe kjo është këshilla për tërinjtë…”, tha Basha.

Aktori i Teatrit Kombëtar Artan Boriçi këshillon të rinjtë ti drejtohen skenës private si njëmundësi e jashtëzakonshme për një udhëtim suksesi.

Ai foli edhe për skenat komerciale të cilat nuk mund të jenë zgjidhja e parë për artistët e rinj por jo më e mira. Skena private profesionale është rruga që sipas tij, një artist i ri i sapodalë nga auditorët, duhet ta zgjedhëpërballë skenës komerciale.

“Janë dhjetra aktor që dalin çdo vit, dhjetra regjizorë etj. Duhet që secili prej të rinjve të luftojë me vullnet bazuar mbi talentin dhe punën e pandalur dhe padyshim të nisni të identifikoheni nëpër skenat e pavarura. Duhet të guxoni. Skena e pavarura është jetike për teatrin në Shqipëri, për tëardhmen e teatrit. Shteti shqiptar duhet të mbështesë skenën e pavarur. Skenat komerciale po na mbysin. Nuk duhet tju tërheqë më shumëskena komërciale por skena e pavarur profesionale”, tha Boriçi.

Gazetari Ben Andoni solli në vëmëndje Shqipërinë e viteve 30 kur kishte varfëri ekstrem, mungesë të theksuar zhvillimi e kur disa të rinj të të gjitha fushave letërsi, art e profesione të tjera u bashkuan në klube ku prodhuan art e letërsi, prodhuan zhvillim për vendin.

“Kam dy ide, e para me vjen nga historia jonë në vitet 30 kur Tirana ishte një fshat dhe asgjë më shumë e kur një grup të rinjsh të kulturuar krijuan klubet kulturore atë që Britania, Gjermani, Franca e vende të tjera e kishin bërë shekuj me heret. Të rinjtë e viteve 30 krijuan klubet kulturore ku shtjelloheshin idetë dhe ashtu nisën të zhvillojnë artin dhe kulturën. Pa ide nuk mund të bësh teatër, nuk mund të bësh art.

Ka ardhur koha që ju të rinjtë të krijoni mendim. E dyta gjendemi përpara njëfaktori të vështirë dhe jo vetëm ne por edhe vende si Anglia përballen me sfidën e mungesës së kritikëve. Imagjinoni çfarë ndodh në Shqiperi me këtë sfidë. Në Shqiperi ka vetëm një organ kulturor por jo kritikë për të disktuar rreth ideve.

Megjithatë tuneli nuk është i zi, ka ende shprese. Ju duhet të bashkoheni dhe të krijoni kohën tuaj..Shqiperia nuk mund të vazhdojë me rekuizitën e vjetër ju keni tjetër mëntalitet që duhet ta zhvilloni. Rruga nuk është e lehtë por jo e pamundur”, tha Andoni.

Drejtori i teatrit Altin basha foli edhe për problematikën e mungesës së dramaturgjisë shqiptare. Ai tha se drama shqipe nuk është prezente në repertorin e teatrove.

Aktorja dhe producentja e festivalit MEDIUMS, që organizoi këtë panel, iu tha të rinjve se duhet të guxojnë por kryesisht të mësojnë edhe të dështojnë.

“Nuk duhet vetëm të ankoheni për mungesën e mundësive. Këshilla ime është mësoni të dështoni se duke dështuar do të krijoni përvojë të vlefshme dhe finalja e rrugës drejt skenës do të jetë patjetër e bukur”.

Heshtja

Pas bisedës aktorët profesionstë dhe të rinjtë të shumtë të pranishëm, ndoqën shfaqjen “Heshtja”, pjesë e festivalit MEDIUMS.

Një udhëtim mes dy botëve! Realiteti i luftës dhe indiferenca e pjesës tjetër! Një grua dhe një burrë e gjejnë veten në mes rrënojash dhe kuptojnë që bota e tyre është e shkatërruar! Kujtimet, emocionet dhe çdo gjë e tyre tashmë është e shkatërruar! Do tja dalin për ta ndërtuar edhe një herë botën e tyre……?.

Në këtë shfaqje performuan aktorët e teatrit Kombëtar Lulzim Zeqja dhe Krist Lleshi.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

12 Qershor, 2025 10:50 pm
Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
-U tha në Opinion

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

12 Qershor, 2025 10:45 pm
“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
-U tha në Opinion

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

12 Qershor, 2025 10:34 pm
Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
Aktualitet

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

12 Qershor, 2025 10:31 pm
Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
-U tha në Opinion

Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

12 Qershor, 2025 10:16 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës

12 Qershor, 2025 10:15 pm
Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore
-U tha në Opinion

Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore

12 Qershor, 2025 9:53 pm
Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!
-U tha në Opinion

Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!

12 Qershor, 2025 9:40 pm
Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës
Bota

Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

12 Qershor, 2025 9:22 pm
Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit
Aktualitet

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

12 Qershor, 2025 9:11 pm
Para
Shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut/ Ish-ministri: S’kanë interes për zbardhjen e së vërtetës! Dua akt-ekspertim të ri

Shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut/ Ish-ministri: S’kanë interes për zbardhjen e së vërtetës! Dua akt-ekspertim të ri

Emri/ Mes tokës me misër kishte mbjellë kanabis, një i arrestuar në Kurbin 

Emri/ Mes tokës me misër kishte mbjellë kanabis, një i arrestuar në Kurbin 

Mister vdekja e shtetasit italian, dyshohet se u vra nga kolegu i tij shqiptar

“Babi po na rreh”, 13-vjeçari telefonon policinë në Itali, arrestohet shqiptari 
















TE FUNDIT

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
12 Qershor, 2025

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B....

Lexo më shumë

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
12 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau në emisionin “Opinion” në Tv Klan disa nga zhvillimet që po transformojnë zonën...

Lexo më shumë

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
12 Qershor, 2025

Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë në emisionin “Opinion” në Tv Klan foli për disa nga sfidat kryesore të sezonit...

Lexo më shumë

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
12 Qershor, 2025

Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com