Flitet se Elvana Gjata nuk do të këndojë më këngët e krijuara nga Flori e madje do të shohë bashkëpunime me producentë të tjerë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta kosovare “Express”, ndonëse sipas saj, nuk është i konfirmuar. “Një burim i ka thënë Expressit se kontrata në mes të Elvanës dhe Florit pritet që të skadon në fillim të nëntorit. Kështu, Elvana pritet që të këndojë më shumë si një këngëtare e pavarur, duke shikuar edhe për bashkëpunime me producent të tjerë”, thuhet në shkrimin e kësaj gazete. Ndërkohë, të dy këngëtarët vijojnë të jenë së bashku nëpër koncerte dhe të gjithë e dinë, që Flori ka qenë i vetmi menaxher artistik i Elvanës, që nga koha e daljes së saj në skenë.