Pas një kohe shkëputje këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer në tregun muzikor me një produksion të ri.
“Tavolina e mërzisë” titullohet kënga e saj më e re, e cila vjen në formën e baladës. Muzika dhe teksti i është besuar çiftit Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.
Këtë herë këngëtarja ka sjellë një klip të thjeshtë, por mjaft piktoresk./Xh.K/Opinion.al/