Përveçse një këngëtare shumë e njohur dhe e talentuar, Elvana Gjata ka krijuar tashmë edhe një stil shumë të veçantë përsa i përket veshjes së saj, kjo edhe falë stilistit të saj personal, Valdrin Sahiti. Elvana dhe Valdrini janë nisur të dy drejt Firences dhe aty këngëtarja ka realizuar një set fotosh, duke prezantuar koleksionin e dizenjatorit nga Kosova. Me këtë veshje ajo duket shumë stil në rrugët e Firences.