Në media është diskutuar shpesh për një kalim të mundshëm të mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj te skuadra e Atletico Madrid.
Në fakt, klubi spanjoll ka bërë dy oferta për shërbimet e shqiptarit, por deri më tani ende nuk ka një marrëveshja konkrete me klubin e Napolit.
Lidhur me ofertat e Atleticos ka folur agjenti i mbrojtësit shqiptar, i cili është shprehur se këto oferta kanë qenë shumë të ulëta
“ Oferta e Atletiko Madrid ishte e ulët dhe nuk respekton vlerat e një futbollisti. Ka qenë më pak se 25 milionë euro. Unë nuk mund të them sa vlen, për atë është klubi. Napoli e vendos çmimin.
Kur bëhet fjalë për Atletikon, si mund t’i thuash jo. Mbase, Hysaj do të provojë një eksperiencë jashtë, pas karrierës në Itali. Ai është një djalosh që e do shumë qytetin e Napolit dhe i detyrohet të kaltërve për atë që është bërë. Një thirrje nga Sarri te Juventusi? Pse nuk duhet të shkojë Është një profesionis”./ Opinion.al E.Xh