Elon Musk nuk do e sanksionojë Rusinë nëpërmjet kompanisë së tij të internetit Starlink, duke bllokuar burimet ruse të lajmeve pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Musk thotë se kërkesa për të bllokuar internetin Starlink në Rusi, i është bërë nga disa zyrtarë të huaj.
“Ne nuk do ta bëjmë këtë. Më vjen keq që jam mbështetës absolut i fjalës së lirë”, shkruan Musk, pa treguar se qeveria e kujt vendi e bëri këtë kërkesë.
Burimet ruse të lajmeve, si RT, shërbejnë si megafon i presidentit rus Vladimir Putin për të mashtruar audiencën dhe duke u larguar nga çështjet në fjalë./ Opinion.al