Miliarderi amerikan dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka mbajtur kontakte të rregullta për 2 vite me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Raporti është publikuar nga “Wall Street Journal” duke ju referuar burimeve nga ish-zyrtarë amerikanë, europianë dhe rusë.
Sipas këtyre raporteve, bisedat mes Musk dhe Trump varionin nga ato personale deri në diskutime gjeopolitike.
Ndër të tjera, Putin i kishte kërkuar Musk që të mos mbulonte Tajvanin me internetin satelitor “Starlink”, si një favor për Presidentin kinez Xi Jinping, që është dhe aleat i Putinit.
Afërsia e Musk me Putin shihet me shqetësim në SHBA, për faktin edhe sepse miliarderi zotëron kompani të mëdha si Tesla, kompaninë hapësinore SpaceX si dhe rrjetin social X, ish-Twitteri.
Por mbi të gjitha edhe sepse Elon Musk ka dalë hapur dhe po sonsorizon fushatën e kandidatit republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit.