Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elita të frikësuara, bota në flakë

2016/08/05 at 5:44 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Elita të frikësuara, bota në flakë

Nga Gigi Riva


Vetëm fytyra të bardha në konventën republikane që kurorëzon Donald Trumpin, i shndërruar, madje edhe përtej qëllimeve të tij tashmë të këqija, në kampion të supremacisë, në një Amerikë që zbulon se nuk është shëruar nga virusi i ndarjes dhe urrejtjes racore, pavarësisht Presidentit me ngjyrë, ende në detyrë.

Vetëm trupa lakuriq, të poshtëruar dhe të prangosur me duart pas shpine, në pamjet e kapanoneve, ku Erdogani ka mbyllur mijëra ushtarët e grushtit të dështuar të shtetit, qoftë gulenistë (nga Fethullah Gylenit, Imami armik) qoftë kemalistë (nga Kemal Ataturku, babai i Turqisë laike): foto të mira për Twitter, që kanë jehonën e “Garage Olimpo” të gjeneralëve argjentinas, apo të të rinjve në “Salo” Pasolini.

Vetëm narcisizëm në gjysmëbustin e Mohamed Lahouaiej Bouhlelit, i cili përdori muskujt për të bërë kërdinë mes 84 njerëzve në bregdet, në Nisë. Dhe një frikë sfiduese, në fytyrën fëmijërore të Muhammed Riadit, afganit me sëpatë në trenin bavarez.

Trupat janë një shenjë identiteti, kartëvizita e parë që mund të tingëllojë si dënim, në një botë që ka përbuzje ndaj çdo dallimi, ku ai që i ndan të gjallët, është stimuli i përsëritur për të mos numëruar të vdekurit.

Nuk mund të jesh perëndimor në tokat e dominuara nga Kalifati, por as edhe në Promenade des Anglais, apo në një tren gjerman. Nuk mund të jesh zezak apo me ngjyrë para disa policëve amerikanë, në ndonjë periferi të Evropës, në Anglinë e fundosur nga Brexit-i, në vende të dominuara nga “utopia reaksionare” (të drejtën e autorit për këtë shprehje e ka Zygmunt Bauman).

Dhe mund të shkosh përtej trupave, në ndarjen diabolike (“diaballo” në greqisht = ndarje). Nuk mund të jesh shiit në Shtetin Islamik, sunit në zonat e kundërmësymjes shiite në Irak, i krishterë në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Për të mbërritur tek mendimi, tek “vrasja” politike që nxit për shkatërrmin e armikut ideologjik. Kemalistët dhe gulenistët në Turqi shpien drejt një diktature të shumicës, e legjitimuar prej alibisë së grushtit të dështuar të shtetit.

Një planet i frikësuar u kërkon udhëheqësve të vet siguri, që në thjeshtësimin e kërkimit për konsensus të menjëhershëm, përkthehet në kundërvënie të fortë: “ne” kundër “të tjerëve”. Secili në mënyrën e vet, në botën e reduktuar në një copë toke me ngjyra, pa qeverisje dhe madje edhe pa ide se si të rindërtohet, në kaosin që asgjëson institucionet mbikombëtare.

Pafuqia e OKB-së nuk është gjë e re, Evropa që nuk u bë kurrë, është gjithmonë në prag të heqjes dorë nga Shengeni, Shtetet e Bashkuara të tunduara nga neo-izolacionizmi, me ngjitjen e pabesueshme dhe të paparashikueshme (deri disa muaj më parë), të miliarderit me parukë ngjyrë kalliri. E madje edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është në dilemë nëse duhet të përjashtojë një fuqi si Rusia nga Lojërat Olimpike të nga Rio de Janeiros, për problemet e dopingut. Problem i vogël? Pyesni një herë Vladimir Putinin, se sa shumë sporti është politikë për regjimet autoritare.

Nga Italia shohim kronikën të përzihet me gjeografinë dhe shqetësimi rritet. Jemi në mes të Mesdheut, në jug të një France ku kamikazet – me rripa shpërthyes apo kamionë, pak rëndësi ka – janë bërë armiq, shenjë e dështimit të integrimit të një pjese të vogël, por shumë brutale imigrantësh të brezit të tretë. Në veri, një Austri ku do të rivotohet për shkak të manipulimeve dhe mund të fitojë një president që ka në program ngritjen e telave në Brenner.

Në lindje, Ballkani i mureve të ngritura, për bllokimin e valës së migrantëve. Ai Ballkan që për definicion është i paqetë dhe profetik, aq sa na është dashur t’i heqim pluhurin shprehjes “ballkanizim”. Pak më tej, Turqia që mund të merret, dhe jo pa arsye, si paradigma e konvulsioneve të Tokës, sepse qëndron pikërisht në një prej vijave ndarëse të saj. Një Erdogan gjithnjë e më larg Europës dhe standarteve të saj, që kërcënon të rikthejë dënimin me vdekje, i cili donte për Stambollin e tij, që të shndërrohej sërish në farin e Lindjes së Mesme, ashtu si kish qenë në kohën e Portës së Lartë. Donte “zero probleme me fqinjët” për të konsoliduar një hegjemoni ekonomike. Përfundoi duke patur “zero fqinjë pa probleme”, dhe për shkak të delirit autokratik, “shumë probleme brenda kufijve”, mes ringjalljes së independentizmit kurd, kundërshtimit të laikëve ndaj një shteti gjithnjë e më fetar, bombave që i vijnë nga një kalifat i përkëdhelur, e më pas i braktisur në orën e njëzetetretë.

Ai e di që është jetik për ekuilibrat e NATO-s ku bën pjesë, e megjithatë, as edhe ky pozicion nuk është ombrellë e mjaftueshme për ta shpëtuar nga shigjetat e një Uashingtoni të shqetësuar, për paqartësitë, imponimet dhe tani revanshin ndaj kundërshtarëve, revansh që ka aromën e hakmarrjes mizore.

E megjithatë, pa Turqinë nuk bëjmë dot, për të fituar atë që mbetet, nëna e të gjithë betejave. Duke bërë si të palëkundur, por në të vërtetë duke shpërfaqur gjithë dobësinë tonë, kemi qenë të brishtë në luftën kundër Shtetit Islamik, kërcënimi ynë kryesor. Koalicioni e ka reduktuar territorin nën kontrollin e Abu Bakr al Baghdadit, por e shtyn vazhdimisht sulmin vendimtar ndaj bastioneve të Raqqas dhe Mosulit.

Për sa kohë që do të rezistojnë, do të vazhdojë ëndrra e një atdheu, një parajse tokësore për t’u sakrifikuar, për mijëra të rinj që nuk janë domosdoshmërisht islamistë, por sigurisht të radikalizuar nga një ideologji e pranishme në tregun politik, e cila u premton atyre një shpengim nëse janë në nevojë, një protagonizëm nëse janë të kamur.

Vënë në dispozicion vetveten dhe kështu rikthehemi tek trupat, këtë herë të përdorur si armë vdekjeprurëse, me çmimin e shpërbërjes së tyre. Çrrënjosja e Shtetit Islamik, sigurisht që nuk do e zgjidhte problemin e terrorizmit. Do të prodhohej një diasporë e rrezikshme, që megjithatë nuk do ta kishte më kokën e Hidrës. Pak a shumë si ndodhi me al Kaedën, pasi iu hoq vendstrehimi i sigurtë në territorin afgan.

Por sulmi final tremb Europën, tremb edhe Francën që e kishte premtuar, që pas atentatit në Bataclan në 13 nëntor 2015, por u tërhoq, nën frikën e rikthimit në atdhe të arkëmorteve me ushtarë, gjë që do të hidhte në erë konsensusin mes palëve. Për momentin gjen të padisponueshme SHBA, e angazhuar në fushatën elektorale për Shtëpinë e Bardhë, dhe më pas, do të shohim. Ndërsa ushtritë e rajonit, nuk janë ende gati të përdoren.

Udhëheqës aspak largpamës preferojnë të provojnë fatin në zgjedhjet e ardhshme, në vend që të mbahen mend për një lëvizje të guximshme, e dënuar ndoshta nga kronika e ditës, por e vlerësuar nga historia. Një pjesë e problemit qëndron këtu, në frikën e elitave të shkëputura prej popujve. Nga kaosi i madh dilet hap pas hapi. Shkatërrimi i Shtetit Islamik është hapi i parë. /L’Espresso/bota.al



Ju sugjerojmë

Rama e propozoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë/ Manastirliu: Përgjegjësi e madhe
Politikë

Rama e propozoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë/ Manastirliu: Përgjegjësi e madhe

11 Shtator, 2025 2:02 pm
Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

E plotë/ Ky është kabineti “Rama 4”

11 Shtator, 2025 1:31 pm
Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

Toni Gogu emërohet ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

11 Shtator, 2025 1:23 pm
Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
Aktualitet

Demo dhe Salla, dy ish-kryetarë bashkie në qeveri

11 Shtator, 2025 1:18 pm
Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja
Aktualitet

Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja

11 Shtator, 2025 1:13 pm
Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101
Aktualitet

Delina Ibrahimaj tek ekonomia, Besfort Lamallari tek Ministria e Drejtësisë

11 Shtator, 2025 1:11 pm
Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë
Aktualitet

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë

11 Shtator, 2025 1:03 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

Kumbaro tek Ministria e Arsimit, një emër i ri tek mjedisi

11 Shtator, 2025 1:01 pm
Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
Aktualitet

Spiropali tek Ministria e Jashtme, Gonxhja tek turizmi, rikonfirmohet Petrit Malaj

11 Shtator, 2025 12:57 pm
Albana Koçiu, kush është ministrja e re e Shëndetësisë?
Aktualitet

Albana Koçiu, Ministre e Brendshme

11 Shtator, 2025 12:50 pm
Para
Vdekja e turistit rus në det, zbardhet dëshmia e djalit të biznesmenit

Vdekja e turistit rus në det, zbardhet dëshmia e djalit të biznesmenit

Grabitën vilën e parlamentarit italian, arrestohet “koka” e bandës shqiptare

Grabitën vilën e parlamentarit italian, arrestohet “koka” e bandës shqiptare

Humb apo fiton konsumatori nga taksimi online?

Humb apo fiton konsumatori nga taksimi online?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama e propozoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë/ Manastirliu: Përgjegjësi e madhe

Rama e propozoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë/ Manastirliu: Përgjegjësi e madhe
11 Shtator, 2025

“Përgjegjësi shumë e madhe”, e cilësoi Ogerta Manastirliu propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë...

Lexo më shumë

E plotë/ Ky është kabineti “Rama 4”

Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeverisës në Asamblenë e Partisë Socialiste. Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionin që...

Lexo më shumë

Toni Gogu emërohet ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka nisur të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Demo dhe Salla, dy ish-kryetarë bashkie në qeveri

Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
11 Shtator, 2025

Dy ish-kryetarë bashkie bëhen pjesë e qeverisë. Andis Salla nga bashkia Cërrik shkon në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com