Elita Rudi i dha fund beqarisë ditë më parë duke kurorëzuar në martesë lidhjen e dashurisë me reperin Gjiko. Dasma madhështore e çiftit të famshëm ishte kryefjala e mediave për disa ditë me radhë.
Shtatzënia e Elitës, e bëri këtë dasmë akoma edhe më të komentuar. Edhe pse nuk e ka pranuar ende, dyshohet se moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël. Teksa pret të bëhet nënë, Elita mesa duket preferon të kalojë kohë me gjyshen e bebes që do të vijë në jetë së shpejti.
Elita ka publikuar në Instastory një foto me nënën e Gjikos dhe bashkangjitur saj ka vendosur një zemër dhe një trëndafil.
Moderatorja e njohur na ka treguar gjithashtu si e thërret vjehrrën e saj. Elita me shumë dëshirë nuk e thërret në emër, por preferon t’i thotë “Nano”. Mesa duket ato paskan një marrëdhënie të mirë e të afërt me njëra-tjetrën.