Ajo ishte ndër personazhet e show bizit shqiptar e cila i dha fund lidhjes së saj të dashurisë këtë vit me futbollistin e talentuar të kombëtares, Bekim Balaj.
Elita Rudi, prezantuesja kosovare mesa duket nuk ka vonuar për të hedhur pas krahëve këtë histori duke nisur një romancë tjetër me një personazh jo më pak të njohur, por kësaj here në fushën e muzikës.
Partneri i ri i Rudit është as më pak dhe as më shumë se reperi Gjiko.
IndeksOnline ka siguruar fotografi të çiftit më të ri të estradës, ku shihen në aeroportin e Stambollit.
Si duket çifti ka vendosur t’i fshihet publikut për të kaluar momente sëbashku. Një fakt i tillë është përfocuar më tej nga disa foto që prezantuesja seksi ka postuar në rrjetin social Snapchat.
Një shtrat pranë të cilit shihet valixhja e udhëtimit me të cilën dyshja u kapën ‘mat’ në aeroportin e Stambollit dhe një trëndafil pranë tij sa për ta filluar natën.